Historia


Lushnja njihet qe
prej vitit 1423 dhe eshte e njohur per mbajtjen e Kongresit te
Lushnjes me 21 janar 1920, i cili hodhi themelet e shtetit
modern Shqiptar.Vendodhja e qytetit te Lushnjes ka qene dhe do
te mbetet nje ure qe lidh pjeset veriore te vendit me ate jugore.
Ne zonen e qendres jane edhe objekte te vjetra me vlera
historike sikurse eshte Shtepia Muze e Kongresit te Lushnjes,si
dhe ndertesa te kultit si ajo e Xhamise se qytetit dhe ndertesa
e Kishes.Propozohen qe keto zona te mbeten te paprekura dhe te
evidentohet trashegimia kulturore qe ato mbartin. Ndikimi i tyre
ne mjedisin e qendres eshte pozitiv pasi keto ndertesa
percjellin kulturen dhe rendesine e qytetit te Lushnjes te cilat
duhet te ruhen ne gjendje sa me te mire qe te jete e munduSi qendёr e banuar
Lushnja u krijua ne shek.XV dhe quhej “Lusme”. I pari regjistrim
dokumentar i popullsisё sё Myzeqesё gjendet nё defterin turk te
vitit 1431, ku Myzeqeja kishte 33 fshatra dhe 58 familje kurse
Lushnja qё nё kёtё periudhё ishte njё katund na paraqitet me 15
shtёpi dhe 100 banorё. Nё vitin 1850 Lushnja na paraqitet
pёrsёri si katund dhe nё kёtё periudhё mori emrin Lushnje nga
emri i njёrёs prej grave tё Pashait tё Beratit, Salushes tё
cilёs kёtё territor ia bёri si dhuratё. Lushnja filloi te
dallohet si qendёr dhe tё marrё njё rёndёsi tё veçantё nё vitin
1970 duke u bёrё qendёr kёmbimi midis tregjeve te Beratit, jugut
dhe veriut. Lushnja u bё qendra e tё gjithё krahinёs pёrreth.
Rregjistrimet
zyrtare pёr herё tё parё i gjejmё nё vitin 1923 ku duke
pёrfshirё dhe zonёn e Libofshёs, Lushnja ka 28.348 banorё kurse
nё vitin 1937 territori i Lushnjes ka nje siperfaqe 834 km
²
dhe nje popullsi prej 46.420 banorё. Nga viti 1924-1939 Lushnja
pati njё shtesё vetёm prej 18.000 banorё.Gjatё kёtij 15 vjecari
ne territorin e Lushnjes erdhёn rreth 500 familje kosovare qё u
shpёrndanё nё 30 fshatra, por edhe nga rrethi i Skraparit, pak
familje çamёsh e çobanёsh. Ardhje qё vazhduan edhe nё vitet ne
vazhdim. Rrethi i Lushnjes kishte 63 çifligje me 11.157ha tokё.
Banorёt e kёtyre viteve mbajnё emrin “Myzeqar”qё do tё thotё
njerёz me prirje pёr muzikё, fakt i cili vёrtetohet edhe sot kur
kёngёt myzeqare janё mё tё mirat dhe mё tё kёrkuarat e kёtij
kombi. Qyteti i Lushnjes mori pjesё aktive ne Shpalljen e
Pavarsisё mё 1912.Nje moment historik tepёr i rёndёsishёm ёshtё
“Kongresi i Lushnjes” qё u mbajt nё 21-31 Janar tё vitit 1920 nё
tё cilin Tirana shpallet Kryeqyteti i Shqipёrisё. Nё 14 gusht
1920 nё kёtё qytet u mbajt Kongresi i Arsimit.  Mori
pjesё aktive ne Luftёn Antifashiste –Nacionalçlirimtare dhe nё
luftёn pёr pёrmbysjen e sistemit Komunist.

Vendoseni kte artikull :
[Ask] [blinklist] [del.icio.us] [Digg] [Facebook] [Google] [MySpace] [Reddit] [StumbleUpon] [Twitter] [Yahoo!] [Email]

Shprehni opinionin tuaj!


Copyright © 2008 · All Rights Reserved · Lushnja Network by Enea Rrusho Tel +40767686271