Ky opsion nuk do të kthej faqen kryesore të kësaj web-faqeje. Rivendosjen e ndonjë Widgets janë mbyllura ose të kategori.

Vë në vend
Horoskopi Ditor Horoskopi Mujor Horoskopi Vjetor
Filma Me Titra Shqip Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe
Vizion Plus RTV 21 Live TVSH Albania Tv Klan Super Sonic TV Junior Tv Tv Alsat RTK Live
Show Biz Bota Ekonomia Kultura Kuriozitete Lushnja Politika Rajoni Shendeti Sport Teknologji
Mp3 Player Chat
Poezi dhe krijime tuajat Shto krijime tuajat
SmS Falas Shkarko Portokalli Shkarko Youtube Video
Historia e Lushnjes Monumentet e Kultures Statistika
  • Bashkia
  • Horoskopi Ditor ( 27 janar 2010 )

    horoskop1

    Data: 27 Janar  2010

    Dashi

    Demi

    Binjaket

    Gaforrja

    Luani

    Virgjeresha

    Peshorja

    Akrepi

    Shigjetari

    Bricjapi

    Ujori

    Peshqit

    Horoskopi

    Sot do të keni një humor të shkëlqyer dhe shumë dëshirë për të kaluar një pjesë të kohës suaj në shoqëri të këndshme. Miqtë tuaj ju presin me padurim. Me njeriun e zemrës shkoni më së miri, sepse ju bashkojnë shumë interesa. Për sa i përket punës, keni të drejtë për të pasur periudha më të mira se kjo që po kaloni.

    Horoskopi

    Në këtë ditë do të jeni të mbushur me një dozë të mirë energjie, optimizmi e gjallërie: do të arrini të merrni vendimet e duhura dhe të ndaloni probleme në punë e në jetën e përditshme. Parashikohen përfitime ekstra parash për shumë nga ju. Në sektorin e ndjenjave matini mirë fjalët që do të thoni dhe jepni më të mirën e vetes suaj.

    Horoskopi

    Ditë e pasur me energji pozitive dhe vullnet të mirë për të punuar. Këtë e thonë yjet që parashikojnë një sukses të garantuar në biznes dhe shumë këmbëngulje në çështjet financiare. Jeni të gatshëm të arrini pozicione të reja në sektorin profesional, jeni me të vërtetë të përqendruar në gjërat që bëni dhe fantazia nuk do ju mungojë.

    Horoskopi

    Hëna sot kalon në sektorin e dymbëdhjetë. Për sa i përket punës mundohuni të qëndroni me këmbë në tokë, që do të thotë që për momentin të mos bëni projekte të mëdha. Në sektorin e ndjenjave, një intuitë pothuajse telepatike ju bën të kuptoni se çfarë mendon partneri për sjelljen tuaj. Dhe këto nuk do të jenë mendime aspak të këndshme.

    Horoskopi

    Peizazhi yjor që paraqitet në qiellin tuaj sot shfaq një situatë të përbërë nga momente të këndshme që do të kaloni me miqtë tuaj, por edhe me momente mjaft delikate. Kohët e fundit me partnerin po ndaheni e bashkoheni vazhdimisht, ndoshta do të ishte mirë të merrnit një pauzë reflektimi.

    Horoskopi

    Situata planetare nuk do të jetë edhe aq e mirë sot: përgatituni t’u bëni ballë një sërë pengesave të vogla, por mjaft të bezdisshme. Po të mos ishte për stresin që ju ka bërthyer në këtë periudhë, do të kishit mundësi të argëtoheshit më shumë me partnerin ose miqtë tuaj.

    Horoskopi

    Kjo do të jetë një ditë e mirë. Dinamizëm, humor i shkëlqyer dhe besim në vetvete do të jenë armët tuaja më të forta. Do të jeni mjaft të favorizuar në marrëdhëniet me partnerin. Në sektorin profesional dita do të rrjedhë e qetë. Edhe pse fati nuk do ju ndihmojë ashtu siç dëshironi, sot do t’ia dilni mbanë

    Horoskopi

    Një çështje e natyrës financiare po bëhet më komplekse se sa e kishit parashikuar, duke ju thithur kështu një pjesë të madhe të kohës suaj. Ju duhet domosdoshmërisht mendimi i një eksperti të vërtetë, i aftë t’ju sugjerojë se si të veproni. Me gjithë këto vështirësi ndiheni mjaft optimist. Dashuria paraqitet mirë.

    Horoskopi

    Përpiquni të jeni sa më pak posesiv me partnerin dhe më pak autoritar në familje e shoqëri. Gjithsesi, nuk do të gjeni terren të lirë për t’u sjellë në mënyrë arrogante. Mbrëmja do të paraqitet intriguese, në qoftë se do t’i hapni mirë sytë për të zgjedhur shoqërinë e duhur.

    Horoskopi

    Yjet sot do të përmirësojnë formën tuaj fizike, sidomos në qoftë se kohët e fundit ndiheshit paksa të lodhur e të pafuqishëm. Do të keni mundësi të vini rregull në vendin që punoni. Nuk është e lehtë të balancosh punën me dashurinë, por në qoftë se arrini ta organizoni më mirë jetën tuaj mund të gjeni ekuilibrin që ju mungon.

    Horoskopi

    Hëna te shenja e Binjakëve vazhdon t’ju transmetojë një humor të shkëlqyer dhe dëshirë të madhe për të bërë njohje të reja. Dhe me thënë të vërtetën këto nuk do të mungojnë. Ndoshta do të merrni një deklaratë dashurie nga një mik, apo nga një person që sapo e keni njohur, ose nga dikush që keni pas një lidhje më parë.

    Horoskopi

    Të mbash të ndarë jetën profesionale nga ajo private është e vetmja mënyrë për të mos prishur ditën. Në sektorin profesional dukej sikur kishit llogaritur gjithçka deri në detajet më të vogla. Në sektorin e ndjenjave mund të shpërthejë ndonjë stuhi, që do i japë më gjallëri e interes marrëdhënies në çift.

    Vendoseni kte artikull :
    [Ask] [blinklist] [del.icio.us] [Digg] [Facebook] [Google] [MySpace] [Reddit] [StumbleUpon] [Twitter] [Yahoo!] [Email]

    Lini një Përgjigje

    :) :( :o :? 8) :D :x :P :wink: