Horoskopi Ditor ( 29 janar 2010 )

Data: 29 Janar 2010
Ditë e tensionuar: parashikohen ide konfuze dhe një sjellje arrogante nga ana juaj. Ndoshta do të humbisni ndonjë pikë për sa i përket mënyrës suaj të komunikimit në shoqëri. Sektori i dashurisë parashikohet i gjallëruar, pas disa episodeve aspak të këndshme dhe njëfarë distancimi me partnerin që solli një sens vetmie.
Jeni të gatshëm të përfundoni një projekt që e keni nisur prej kohësh? Në biznes ose në dashuri merrni nisma pa humbur kohë. Në punë nuk do t’ju mungojnë oferta prestigjioze, detyra të rëndësishme dhe aq më shumë energjitë, aftësitë për të marrë vendime përfundimtare e këmbëngulja e duhur për të përballuar çdo situatë.
Ambiciet tuaja profesionale sot do t’ju çojnë shumë larg dhe kjo falë Hënës në një pozicion të shkëlqyer me shenjën tuaj. Në fakt, do të jenë të privilegjuara takimet me njerëz të rinj, marrëveshjet për biznese të reja, si dhe përfitime ekstra parash. Në qoftë se jeni çift, gjithçka do shkojë siç e kishit parashikuar.
Ka diçka që duhet të sqaroni në marrëdhënien tuaj në çift, ose në familje, duke parë që Mërkuri është në një pozicion jo të favorshëm me Hënën. Është momenti t’i përballoni gjërat me qetësi, mirëkuptim e tolerancë, si dhe t’i përkushtoheni më shumë vetes tuaj. Jeta e përditshme sigurisht është lodhshme dhe në shumë raste, fi ziku juaj e ndjen këtë.
Shëndeti sot do të jetë në qendër të vëmendjes: shmangni që një padrejtësi në vendin e punës ose në jetën e përditshme të transformohet në një vuajtje fi zike. Në ambientin e punës mos u lodhni shumë, merrini gjërat me qetësi dhe atmosfera do të ndryshojë si me magji. Në sektorin e ndjenjave, kufi zoni pretendimet ndaj partnerit.
Kjo do të jetë një ditë e shkëlqyer. Kurioziteti do të jetë motori që do t’ju shtyjë të kërkoni diçka të re ose më stimuluese në aktivitetin profesional. Në sektorin privat, dashuria do t’i dhurojë kënaqësi të gjithëve ju që i përkisni kësaj shenje, edhe atyre që janë singëll, të gatshëm të ndryshojnë statusin e tyre.
Mos u tregoni shumë naiv në përballimin e një situate profesionale ose familjare: nxitimi dhe euforia mund t’ju shtynë ta nënvlerësoni këtë gjë e të bëni hapa fals. Në sektorin e ndjenjave, bëni gjithçka për të përmirësuar jetën në çift, për t’i dhënë gjallëri e entuziazëm një marrëdhënie që duket paksa e zbehur.
Shumë planetë do t’ju favorizojnë sot për sa i përket aftësive për të hartuar projekte të reja e për të marrë nisma e vendime të shpejta. Do të jeni të aftë të përfitoni nga rastet e favorshme që do t’ju paraqiten. Në dashuri mos u tregoni shumë posesiv ndaj partnerit, sepse do të shkatërroni këtë lidhje të mrekullueshme që keni krijuar deri tani.
Sot yjet ju udhëheqin drejt një dite dinamike, të pazakontë dhe të pasur me iniciativa. Mos kini frikë dhe përballoni situata të ndryshme me më shumë vendosmëri, duke ruajtur dhe qetësinë. Parashikohen biznese të mira për shumë nga ju. Në dashuri, më në fund do të realizoni një ëndërr që e mbani të mbyllur në zemrën tuaj prej shumë kohësh.
Duke parë kalimin e disa planetëve në shenjën tuaj, do të jetë mirë të mos bëni shpenzime të tepruara. Në punë bëni kujdes me një projekt që keni në dorë, mos kërkoni të pamundurën e mos rrezikoni shumë. Ju pëlqen të arrini menjëherë suksesin dhe ndonjëherë të rrezikoni shumë, por sot do të jetë mirë të punoni në qetësi dhe me siguri.
Analizoni mirë çdo detaj dhe ekzaminoni me vëmendje të gjithë të veçantat e një çështjeje: vetëm në këtë mënyrë iniciativat tuaja profesionale do të kurorëzohen me sukses. Duhet të kini parasysh se forma juaj fizike nuk do të jetë shumë e kënaqshme dhe disa çështje do të kërkojnë kohë e angazhim më shumë seç e kishit menduar.
Ju pret një ditë pozitive, gjatë së cilës do të përfundoni shumë gjëra në punë dhe do t’i jepni zgjidhje një problemi në jetën private. Nuk përjashtohen takime të papritura dhe aq më pak mundësi për të udhëtuar ose lëvizur në një vend tjetër. Mbrëmja do t’ju ofrojë çaste të këndshme dhe të paharrueshme.
![[Ask]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/ask.png)
![[blinklist]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/blinklist.png)
![[del.icio.us]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/delicious.png)
![[Digg]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/digg.png)
![[Facebook]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/facebook.png)
![[Google]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/google.png)
![[MySpace]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/myspace.png)
![[Reddit]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/reddit.png)
![[StumbleUpon]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/stumbleupon.png)
![[Twitter]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/twitter.png)
![[Yahoo!]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/yahoo.png)
![[Email]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/email.png)

