Horoskopi Mujor
Data: Janar 2010
Karriera: Ana juaj më e fortë në planin profesional është padyshim vetëbesimi, nuk jeni persona iluzionarë dhe nuk vuani nga komplekset, andaj lehtë arrini në realizimin e qëllimeve tuaja. Ana e fortë e juaj gjatë këtij muaji është dëshira e madhe për punë, dhe mënyra se si prezantoheni para të tjerëve, dhe kjo mënyrë e paraqitjes suaj ju jep mundësi që të kërkoni avancim në punë. Nëse koncentroheni në punë, dhe i përfundoni obligimet me kohë, nga data 5 e deri më 20 janar mund të arrini sukses të madh në planin profesional.
Partneri: Jeni shumë të sinqertë në dashuri, dhe kjo është e mirëseardhur deri sa nuk i kalon kufijtë – në këtë mënyrë jeni më tërheqës seksualisht. Ndërsa, personat e lirë kanë një periudhë të artë që të takohen me partnerin e jetës.
Karriera: Fillimi i vitit, do të jetë i vështirë në planin profesional – mirëpo me kohë vjen gjerë tek përmirësimi i gjendjes, sidomos nga 20 jnari, do të jeni nën ndikimin e Jupiterit i cili ju ndihmon që çdo gjë të zhvillohet sipas dëshirës. Si bashkëpunëtorë të mirë që jeni, jo vetëm që krijoni harmoni në kolektiv, por ju bën që të avancoheni në planin profesional. Pra do të keni përparim dhe shumë fat, sidomos në aspektin social – andaj shfrytëzojeni këtë periudhë për t’i zgjidhur problemet.
Partneri: Gjatë muajit janar do ta bëni partnerin që të mburret me ju do të keni një pamje sharmante dhe mjaft tërheqëse, gjë që do ta tërheq partnerin jashtë mase. Personat e lirë, edhe pse i nënçmojnë fansat e tyre, duhet të mendojnë mirë se ndonjë nga ata me të vërtetë e meriton të jetë partner i tyre.
Karriera: Gjatë muajit janar, nuk do të jeni të kënaqur me presionin që ju shkakton puna, edhe pse tregoni shumë interes dhe jeni shumë të përkushtuar në përfundimin e obligimeve. Po ju presin mundësi të mëdha zhvillimi, gjë që po ju bën të jeni edhe më kokëfortë në realizimin e projekteve, dhe jeni në gjendje që t’i kundërviheni çdo vështirësie që ju paraqitet. Mos hezitoni, por filloni projekte të reja, se do t’ju sjellin të ardhura të mira financiare.
Partneri: Jeni duke e vërejtur se jeta bashkëshortore po merr një pamje tjetër, një lumturi e pa përjetuar më parë. Do të bëni një lëvizje të re në jetën bashkëshortore – një fillim të ri në Vitin e Ri. Personat e lirë duhet të provojnë një mënyrë tjetër të gjetjes së partnerit – nëse veç mendoni për dikë, atëherë duhet t’ia shfaqni dashurinë më së largu gjerë më 13 janar.
Karriera: Gjatë muajit janar, plani profesional do të ketë prioritet për ju, yjet ju dhurojnë mundësi të mëdha dhe të papritura zhvillimi, si dhe energji më të madhe se ndonjëherë më parë. Andaj shfrytëzojeni këtë periudhë të mirë, dhe bëni një hap përpara në karrierë – me fillimin e ndonjë biznesi, mund të bëheni konkurrent i bizneseve tjera.
Partneri: Muaji janar do të jetë i komplikuar në dashuri, ju dëshironi ta provokoni partnerin herë pas here, mirëpo kujdes, se gjërat mund të eskalojnë. Do të ishte mirë që energjinë e madhe që e keni, ta shfrytëzoni bashkë me partnerin dhe të ndërmerrni hapa që ju bëjnë të dyve të lumtur. Personat e lirë, nga data 11 deri më 16 janar mund ta takojnë persona të cilët më vonë mund të jenë edhe partner i jetës.
Karriera: Gjithmonë dëshironi të jeni i pari – më shumë jeni të interesuar që nga të tjerët të njiheni si punëtor i madh, dhe të jeni në pozitë udhëheqëse, sesa të mirat materiale. Rreziku më i madh tek ju qëndron në faktin se e ngarkoni vetën për së tepërmi – jeni të motivuar të punoni, mirëpo nga puna e madhe mund të bini në depresion dhe vështirë që mund të kthjelleni. Prandaj, mos synoni t’i arrini të gjitha njëkohësisht, se nuk është e thënë të jeni çdo herë i pari!
Partneri: Bëhuni kurajoz dhe shfaqeni dashurinë ndaj partnerit, kjo e bën atë të ndjehet më mirë dhe të dashuruar. Personat e lirë, nëse dëshirojnë të jenë në krahët e personit të dashur, atëherë duhet të jenë më aktiv në kërkim të dashurisë.
Karriera: Nga ju, gjatë muajit janar kërkohet që të bëni ndryshime në mënyrën se si udhëhiqni punën – modelet tradicionale nuk ju shpijnë drejt suksesit. Andaj bëhuni më kurajoz dhe bëni ndryshime drastike, nëse dëshironi që të arrini qëllimet tuaja – për këtë e keni mbështetjen e yjeve, pra, merruni me punë kreative dhe do të shihni se si do të përparoni si në planin profesional ashtu edhe në atë financiar.
Partneri: Gjatë këtij muaji, yjet po qëndrojnë në pozicion të ndryshimeve – mos u frikësoni, por bëjeni hapin e parë, se vetëm kështu mund ta stabilizoni jetën bashkëshortore. Personat e lirë e kanë periudhën ideale që t’i japin fund lirisë së tyre – prandaj mos humbisni kohë, veproni.
Karriera: Gjatë muajit janar do të mund të vlerësoni të arritura e gjertanishme – mirëpo, surpriza dhe mundësi të mëdha të realizimit të projekteve nuk do të ketë, por një muaj i qetë dhe i lumtur. Është koha ideale që të bëni planifikimet afatgjate, dhe t’i ndani obligimet primare nga ato sekondare e terciare.
Partneri: Duhet të jeni shumë të kujdesshëm ndaj partnerit – nuk bën që ngecjet në punë të ndikojnë në jetën bashkëshortore. Një stuhi e papritur po sillet rreth marrëdhënieve tuaja – mirëpo kjo është vetëm një fazë testuese dhe padyshim kaluese. Personat e lirë mos të pretendojnë të kenë ndonjë lidhje serioze gjatë këtij muaji se lidhja e tyre do të dështojë.
Karriera: Nëse keni raporte të mira kolegjiale, dhe atmosferë të mirë punuese, atëherë do të keni një muaj të përkryer, ku punët përfundohen pa mund të madh. Mirëpo nëse ju duhet të luftoni me kolegë intrigantë dhe me jo korrektësinë e punëdhënësit, atëherë do të përjetoni momente kritike, që ju sjellin nervozizëm dhe pikëllim. Andaj bëni përpjekje që çdo gjë të funksionojë siç duhet – mos e shprehni nervozizmin tuaj, por silluni si është më së miri.
Partneri: Gjërat e thjeshta do t’ju bëjnë të ndiheni të lumtur gjatë këtij muaji – një shëtitje me partnerin në fundjavë, do të sjellë freski në lidhjen tuaj. Për personat e lirë, yjet parashohin vetëm një javë të suksesshme për njoftime të reja, dhe atë nga data 9 gjerë më 16 janar.
Karriera: Muaji janar për të lindurit në shenjën e shigjetarit, do të jetë produkt i suksesit në planin profesional. Motivin e madh që e keni për punë si dhe vetëbesimi, ju bën të prezantoheni si një kandidat me karakter të fortë dhe përgjegjës në punën që bëni. Puna profesionale dhe të ardhurat financiare janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën gjatë këtij muaji – andaj përkushtojuni punës dhe padyshim që suksesi nuk do t’ju mungojë.
Partneri: Jeni person që dini ta bëni partnerin për vete – andaj edhe muaji janar do të jetë i paharrueshëm. Ndërsa, personat e lirë e kanë një periudhë të artë nga data 10 deri më 20 janar që të gjejnë partnerin e jetës.
Karriera: Puna profesionale, gjatë janarit do të jetë primare – mund të arrini shumë nëse koncentroheni në realizimin e qëllimeve tuaja. Serioziteti i madh në realizimin e projekteve, sjell besim tek punëdhënësi dhe bashkëpunëtorët – mirëpo kujdes në raportet ndër-kolegiale, bëhuni më tolerantë dhe çdo gjë do të kalojë si është më së miri.
Partneri: Gjatë këtij muaji, do të dini ta vlerësoni përkrahjen që ju jep partneri juaj. Ndërsa personat e lirë, nuk kërkojnë partner për argëtim por personin me të cilin dëshirojnë ta vazhdojnë jetën.
Karriera: Fleksibiliteti dhe kreativiteti në planin profesional do të ishin vlera të pacenueshme, por fatkeqësisht nuk jeni në gjendje t’i shprehni aftësitë tuaja. Më me dëshirë do të bashkëbisedoni me kolegët e punës se sa të disiplinoheni dhe t’i përkushtoheni realizimit të obligimeve. Mirëpo, nëse dëshironi ta ruani vendin e punës atëherë nga ju kërkohet më shumë përkushtim ndaj detyrave që duhet t’i përfundoni.
Partneri: Një muaj i qetë dhe relaksues, pa probleme dhe konflikte në marrëdhëniet bashkëshortore. Personat e lirë, janë të prirur që këtë muaj ta kalojnë në aventura, dhe nuk janë të interesuar për ndonjë lidhje serioze.
Karriera: Kur keni raporte të mira kolegjiale, atëherë ndjeheni të lumtur dhe punoni në qetësi. Lehtë integroheni në grupe-andaj, ana e juaj e fortë është koordinimi dhe fleksibiliteti në realizimin e projekteve. Edhe në realizimin e projekteve personale, kërkojeni ndihmën e personave kompetentë për atë lëmi, dhe kështu suksesi nuk do të mungojë. Kujdes të veçantë në dekadën e parë të këtij muaji, pasi që mund të merrni surpriza negative.
Partneri: Jeta lumtur bashkëshortore për ju ka domethënie të madhe – do të angazhoheni që çdo konflikt ta zgjidhni në mënyrë diplomatike dhe partnerit t’ia shprehni dashurinë e vërtetë. Për personat e lirë, yjet parashikojnë një periudhë të artë nga data 12 deri më 23 janar që të gjeni partnerin e jetës.
![[Ask]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/ask.png)
![[blinklist]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/blinklist.png)
![[del.icio.us]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/delicious.png)
![[Digg]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/digg.png)
![[Facebook]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/facebook.png)
![[Google]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/google.png)
![[MySpace]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/myspace.png)
![[Reddit]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/reddit.png)
![[StumbleUpon]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/stumbleupon.png)
![[Twitter]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/twitter.png)
![[Yahoo!]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/yahoo.png)
![[Email]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/email.png)
dsfsfzvdgg