Aksidenti i Gramshit, gjendet viktima e katërt
GRAMSH-Pas shumë kërkimesh është gjetur sot viktima e katërt e aksidentit të së shtunës në Gramsh, kur nga rënia e makinës në lumë humbën jetën 4 persona.
Sipas policisë, trupi i pajetë është gjetur rreth 35 kilometra larg vendit ku ndodhi aksidenti, ndërkohë që trupi ka pësuar dëmtime të shumta nga koha e gjatë e qëndrimit në ujë.
Viktima e trete u gjet mesditen e 1 marsit në ujërat e lumit, ku përfundoi makina me 4 persona.
Nderkohe, ne te njeten dite në orët e paradites u gjeten trupat e pajetë të dy viktimave te para, te cilat u aksidentuan të shtunën, kur furgoni me të cilin udhëtonin ra në lumin Devoll.
Lajmi u konfirmua nga nënprefekti i qarkut të Elbasanit, Shkëlqim Hoxha. Ai tha se kufomat u gjeten në lumë rreth 20 km larg vendit të ngjarjes, në afërsi të fshatit Godovjatë.
Aksidenti i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Korçë-Gramsh në vendin e quajtur Mollëgrabovë. Furgoni me targë KO 1893 B I drejtuar nga Ilirian Balla, 32 vjeç, ka dalë nga rruga dhe pasi ka rrëshqitur dhjetëra metra në humnerë ka rënë në ujërat e lumtit Devoll.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën shtetasit Ilirian Balla, 38 vjeç, Petrit Ahmeti, 20 vjeç, Behar Senkollari, 18 vjeç dhe Elis Sogani, 32 vjeç, të katër me banim në fshatin Bratilë të komunës Kodovjat të Gramshit.
Sipas ekspertëve, shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë humbja e kontrolit të automjetit nga drejtuesi i tij për shkak të terrenit të vështirë. Sipas banorëve të zones, të katër të zhdukurit kanë qenë në një lokal deri në orën 5 të pasdites e më pas janë nisur për në drejtim të Korçës. Një litar është gjetur në vendngjarje, ndërkohë që një nga telefonat ka rënë deri në orën 4:00 të mëngjesit. Ende nuk dihet nëse kanë vdekur të katër këta shtetas apo janë larguar në drejtim të paditur, pasi deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tyre me përjashtim të furgonit që është parë në mëngjes në lumë.
![[Ask]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/ask.png)
![[blinklist]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/blinklist.png)
![[del.icio.us]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/delicious.png)
![[Digg]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/digg.png)
![[Facebook]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/facebook.png)
![[Google]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/google.png)
![[MySpace]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/myspace.png)
![[Reddit]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/reddit.png)
![[StumbleUpon]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/stumbleupon.png)
![[Twitter]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/twitter.png)
![[Yahoo!]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/yahoo.png)
![[Email]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/email.png)

