Nobeli për Paqe, Obama: Konfliktin në Afganistan nuk e kërkoi SHBA
OSLO- Presidenti amerikan Barak Obama ka marrë me përulësi çmimin Nobel për Paqen në Oslo, duke deklaruar se ka pasur shumë të tjerë që e meritonin këtë çmim, e që kanë bërë punë shumë herë më shumë se ai.
“Nuk jemi të burgosur të fatit”-ka thënë Obama gjatë ceremonisë së zhvilluar, duke theksuar se synimi kryesor është të dirigjohet historia drejt drejtësisë.
“Nuk kam me vete një zgjidhje përfundimtare për problemin e luftës, por mjetet e luftës luajnë një rol në ruajtjen e paqes”- ka thënë ai.
Duke pranuar se ai është një presidenti i një vendi mes dy luftërave, Obama ka theksuar më tej se Afganistani nuk është një konflikt që e kërkoi Amerika.
Nobel për Paqen, Kastro: Obama është treguar cinik
Ish-presidenti i Kubes, Fidel Kastro ka akuzuar presidentin amerikan Barack Obama se eshte treguar cinik duke pranuar Nobelin per Paqe.
Akuza sepse Obama “kishte vendosur te conte luften ne Afganistan, duke pare pasojat e fundit”.
Duke komentuar fjalimin ne West Point, Fidel thote se i ka kujtuar ish-presidentin Bush.
“Tani duhet te presim nje tjeter fjalim teatral ne Oslo, qe fsheh ekzistencen e nje superfuqije perandorake”.
![[Ask]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/ask.png)
![[blinklist]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/blinklist.png)
![[del.icio.us]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/delicious.png)
![[Digg]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/digg.png)
![[Facebook]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/facebook.png)
![[Google]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/google.png)
![[MySpace]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/myspace.png)
![[Reddit]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/reddit.png)
![[StumbleUpon]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/stumbleupon.png)
![[Twitter]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/twitter.png)
![[Yahoo!]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/yahoo.png)
![[Email]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/email.png)

