Ky opsion nuk do të kthej faqen kryesore të kësaj web-faqeje. Rivendosjen e ndonjë Widgets janë mbyllura ose të kategori.

Vë në vend
Horoskopi Ditor Horoskopi Mujor Horoskopi Vjetor
Filma Me Titra Shqip Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe
Vizion Plus RTV 21 Live TVSH Albania Tv Klan Super Sonic TV Junior Tv Tv Alsat RTK Live
Show Biz Bota Ekonomia Kultura Kuriozitete Lushnja Politika Rajoni Shendeti Sport Teknologji
Mp3 Player Chat
Poezi dhe krijime tuajat Shto krijime tuajat
SmS Falas Shkarko Portokalli Shkarko Youtube Video
Historia e Lushnjes Monumentet e Kultures Statistika
  • Bashkia
  • Qeveria pranon krizën, rritja për 2009 vetëm 3 %

    Rritja Ekonomike/Ekzekutivi miratoi disa ditë më parë Programin Ekonomik deri në 2012-nuk përfshihet edhe rritja për 2009-n

    TIRANË- Qeveria pranon zyrtarisht prekjen e ekonomisë së vendit nga kriza ndërkombëtare duke miratuar një rritje me vetëm 3 për qind të Prodhimit të Brëndshëm Bruto për vitin 2009. Referuar të dhënave të pasqyruara në “Programin Ekonomik e Fiskal 2010-2012″ miratuar disa ditë më parë, bëhet fjalë për një rritje ekonomike të vendit për vitin 2009 nga 3 deri në 3.5 për qind. Ky tregues është sa gjysma e shifrës së prej 6 për qind të deklaruar nga qeveria gjatë miratimit të buxhetit të vitit të shkuar. Pavarësisht se të dhënat aktuale nuk përligjin parashikmet e një viti më parë mbi të cilat u hartua edhe buxheti i 2009-s, qeveria e cilëson si të suksesshme ecurinë e vendit krahasuar me shtetet përreth. “Ky ritëm rritjeje pozitiv i ekonomisë sonë i rezultuar për vitin 2009, i shoqëruar me ruajtjen e fondamenteve dhe stabilitetit ekonomik të vëndit, është mjaft i kënaqshëm nëse vihet në një rrafsh relativ me ecurinë ekonomike të vëndeve të rajonit, apo më gjërë”, – theksohet në dokument.
    Kriza u pasqyrua në disa tregues si, ulja e të ardhurave nga tatimet dhe doganat, përkeqësim treguesve të bilancit tregtar, rritje të papunësisë sidomos gjatë tremujorit të katërt të vitit 2009, etj.

    Përsa i përket bilancit tregtar, gjatë periudhës janar – nëntor 2009 niveli i rritjes sё eksporteve ra me rreth 11.8 për qind, ndërsa importet pësuan një rënie prej 2.3 për qind, duke berë që deficiti tregtar të zgjerohej me rreth 1.2 për qind. Gjatë viti të shkuar, numri i të punësuarve në industri ka pësuar një rënie me nga 4 për qind për çdo tremujor. Kurse numri i të punësuarve në ndërtim rezuton të ketë pësuar një rritje prej 7 për qind.
    Rënia e importeve ka ndikur direkt në uljen e të ardhurave në buxhet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Sipas të dhënave, gjatë periudhës janar-nëntor 2009 të ardhurat nga TVSH-ja ishin rreth 4.2 miliardë lekë më pak se parashikimi. Treguesit janë edhe më problematik për sa i përket të ardhurave nga akcizat. Gjatë 11 mujorit të 2009-s, arka e shtetit ka mbledhur rreth 3.5 miliardë lekë më pak se parashikimi. Uljen më të madhe e kanë pasur të ardhurat nga karburantet e importuara. Rënie të ndjeshme pasqyrojnë zhdoganimet e karburantit gjatë muajve, shtator, tetor, nentor dhe dhjetor.

    Qeveria: Prioritet, arsimi dhe shëndetësia
    TIRANË-Arsimi, Shëndetësia por edhe përmirësimi i infrastrukturës do të vazhdojnë të jenë prioritet gjatë viteve të ardhshme. Qeveria ka parashtruar disa nga investimet që do të kryhen në këto sektore deri në vitin 2012 ku ndër të tjerë bie në sy rritja e fondeve për shtimin e ambienteve të reja për arsimin parauniversitar.

    Shpenzimet kapitale në këtë sektor, të cilat përbëjnë rreth 11.6 për qind të shpenzimeve totale të parashikuara për periudhën 2010-2012, do të përqendrohen kryesisht në financimin e arsimit parauniversitar për ndertimin e shkollave te reja, rikonstruktimin e atyre ekzistuese dhe pajisjen e tyre me laboratorë dhe internet.
    Për sa i përket shëndetësisë, Investimet në këtë sektor për periudhen 2010-2012, do të përqendrohen kryesisht në ndërtimin dhe rikonstruksionin e ambienteve spitalore, atyre të shërbimit parësor si dhe blerjen e pajisjeve dhe aparaturave mjekësore.

    Gazeta Shekulli

    Vendoseni kte artikull :
    [Ask] [blinklist] [del.icio.us] [Digg] [Facebook] [Google] [MySpace] [Reddit] [StumbleUpon] [Twitter] [Yahoo!] [Email]

    Lini një Përgjigje

    :) :( :o :? 8) :D :x :P :wink: