Ky opsion nuk do të kthej faqen kryesore të kësaj web-faqeje. Rivendosjen e ndonjë Widgets janë mbyllura ose të kategori.

Vë në vend
Horoskopi Ditor Horoskopi Mujor Horoskopi Vjetor
Filma Me Titra Shqip Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe
Vizion Plus RTV 21 Live TVSH Albania Tv Klan Super Sonic TV Junior Tv Tv Alsat RTK Live
Show Biz Bota Ekonomia Kultura Kuriozitete Lushnja Politika Rajoni Shendeti Sport Teknologji
Mp3 Player Chat
Poezi dhe krijime tuajat Shto krijime tuajat
SmS Falas Shkarko Portokalli Shkarko Youtube Video
Historia e Lushnjes Monumentet e Kultures Statistika
  • Bashkia
  • 8 Marsi, festa që nxjerr gratë nga

    femraDita e vetme e vitit, ku çdo grua ka të drejtë të ngrejë zërin, të braktisë kuzhinën dhe të kërkojë të dalë për t’u argëtuar me mikeshat e saj erdhi. 8 Marsi i sotëm, ndonëse në një vit krize dhe në një ditë pune është parashikuar që të festohet sikundër e meriton nga shumë gra dhe vajza kryeqytetase. Një seri me aktivitete janë parashikuar për t’u organizuar në Tiranë jo vetëm nga institucionet shtetërore si Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, por edhe nga shoqatat e ndryshme që përfaqësojnë femrën shqiptare. Sipas disa prej drejtueseve të këtyre shoqatave, kjo ditë më shumë sesa festë duhet të jetë një ditë proteste, por me lule dhe kontribut social. Ato e vlerësojnë simbolikën e 8 Marsit si një ditë ku duhet të thirret fort për më shumë të drejta për gruan shqiptare dhe përfaqësimin e saj në jetën dhe zhvillimet e vendit. E ashtu sikundër ka ndodhur edhe në vitet e kaluara këtë ditë feste kanë ditur ta shfrytëzojnë shumë mirë sidomos restorantet e lokalet, ku klientet që mbipopullojnë tavolinat në këtë ditë janë sigurisht femrat. Të ulura në grupe të mëdha në pjesën më të madhe të rasteve sipas kolektivave të punës apo shoqërive të ngushta e të gjera ato janë edhe më të zhurmshmet. Por në rrugët kryeqytetase sot pritet që të mos mungojnë as ato gra që pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në shtëpi duke u kujdesur për familjen dhe fëmijët. Madje, këto të fundit janë edhe shoqëruesit kryesorë në paradën e veshjeve që dalin posaçërisht nga gardëroba për këtë ditë feste. Po kështu, në të gjitha ndërmarrjet apo institucionet femrat do të konsiderohen të privilegjuara, pasi do të punojnë me orar të reduktuar, në mënyrë që të kenë mundësi që t’u përkushtohen festimeve të tyre. Ndërsa një pjesë e madhe e tyre presin që bashkëshortët apo familjarë të tjerë të kujtohen për to përmes dhuratave të bëshme apo simbolike sipas rastit. Në kryeqytet sot do të shpërndahen edhe shumë fletëpalosje të përgatitura nga shoqatat e grave ku nuk do të mungojë apeli për t’i dhënë fund dhunës në familje, veçanërisht kundër femrave. Po kështu, fletëpalosje janë parashikuar që të hidhen edhe nga ajri për një ndërgjegjësim më të madh të shoqërisë shqiptare për forcën që përfaqëson nëna, gruaja dhe femra.

    Gazeta Shqip

    Vendoseni kte artikull :
    [Ask] [blinklist] [del.icio.us] [Digg] [Facebook] [Google] [MySpace] [Reddit] [StumbleUpon] [Twitter] [Yahoo!] [Email]

    Lini një Përgjigje

    :) :( :o :? 8) :D :x :P :wink: