Ekzekutimi mafioz rikthen tmerrin në Lushnjë
Banorët
Vrasja e 29-vjeçarit Gerti Lala në Lushnjë ka ringjallur tmerrin në qytet. Tema kryesore e bisedave të banorëve kanë qenë rikthimi i vrasjeve monstruoze me metoda mafioze të bandës së Aldo Bares. Edhe pse e kanë të vështirë të shprehen hapur për dyshime konkrete, banorët e Lushnjës e lidhin ngjarjen me të kaluarën e Lalës, kur ai njihej me pseudonimin “iriqi”. Në kohën kur banda e Alfred Shkurtit ishte në kulmin e veprimtarisë së saj, “iriqi” ose Gerti Lala, ka qenë një adoleshent normal, që befas u bë problematik. Ai ka qenë mbështetës aktiv i kërcënimeve apo gjobave që vendoste banda. Po ashtu dyshohet se ai ka pasur dijeni për disa ekzekutime, por asnjëherë nuk është vërtetuar përfshirja e tij në to. Gerti Lala është përcjellë për në banesën e fundit ku kanë marrë pjesë dhjetëra persona jo vetëm nga Lushnja, por edhe nga Fieri, Tirana, Durrësi, Elbasani etj. Shumica kanë qenë shokë të tij dhe pjesa tjetër ishin të njohur dhe të afërm të familjes.
![[Ask]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/ask.png)
![[blinklist]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/blinklist.png)
![[del.icio.us]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/delicious.png)
![[Digg]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/digg.png)
![[Facebook]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/facebook.png)
![[Google]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/google.png)
![[MySpace]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/myspace.png)
![[Reddit]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/reddit.png)
![[StumbleUpon]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/stumbleupon.png)
![[Twitter]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/twitter.png)
![[Yahoo!]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/yahoo.png)
![[Email]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/email.png)

