Lushnje – Sherr për vendin e shitjes, tri thika tregtarit
LUSHNJË – Artan Murati, kryetar i Shoqatës së Çamëve, dega Lushnjë është ekzekutuar për vdekje. Shkak ka qenë një konflikt me Mustafa Lamajn, 60 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë bashkisë. Mësohet se ka qenë një konflikt i hershëm midis viktimës dhe autorit, që ka degjeneruar pasditen e së martës në një vrasje. Artan Murati kishte në qënder të qytetit një dyqan ku shiste libra, ndërsa ngjitur me të Mustafa Lamaj tregtonte artikuj të ndryshëm, si: cigare, fara luledielli etj. Të gjitha këto mallra ai i vendoste në një tezgë ambulatore lart mbi një karrocë me kushineta. Disa herë pronari i dyqanit i kishte thënë që të largohej nga ai vënd pasi bllokonte hyrjen e një pallati, por dhe e pengonte aktivitetin e tij. Ky konflikt kishte arritur jo vetëm në policinë e Lushnjës, por edhe në bashki ku shitësi ambulator ishte thirur disa herë me qëllim që të largohej Edhe pse kishte marrë edhe gjoba, ai nuk ka pranuar të largohet. Si rrjedhojë, dje ka rifilluar konflikti. Gjatë kësaj grindjeje Mustafa Lamaj ka nxjerrë një thikë dhe në momentin që shtetasi Artan Murati kishte kthyer kurrizin, e ka qëlluar tre herë në shpinë. Në momentin që autori i krimit ka tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes, ka mbërritur një grup i gatshëm i policisë, që kanë bërë të mundur prangosjen e tij. I plagosuri rëndë është dërguar në spitalin e Lushnjës, por ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të rënda.LUSHNJË – Artan Murati, kryetar i Shoqatës së Çamëve, dega Lushnjë është ekzekutuar për vdekje. Shkak ka qenë një konflikt me Mustafa Lamajn, 60 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë bashkisë. Mësohet se ka qenë një konflikt i hershëm midis viktimës dhe autorit, që ka degjeneruar pasditen e së martës në një vrasje. Artan Murati kishte në qënder të qytetit një dyqan ku shiste libra, ndërsa ngjitur me të Mustafa Lamaj tregtonte artikuj të ndryshëm, si: cigare, fara luledielli etj. Të gjitha këto mallra ai i vendoste në një tezgë ambulatore lart mbi një karrocë me kushineta. Disa herë pronari i dyqanit i kishte thënë që të largohej nga ai vënd pasi bllokonte hyrjen e një pallati, por dhe e pengonte aktivitetin e tij. Ky konflikt kishte arritur jo vetëm në policinë e Lushnjës, por edhe në bashki ku shitësi ambulator ishte thirur disa herë me qëllim që të largohej Edhe pse kishte marrë edhe gjoba, ai nuk ka pranuar të largohet. Si rrjedhojë, dje ka rifilluar konflikti. Gjatë kësaj grindjeje Mustafa Lamaj ka nxjerrë një thikë dhe në momentin që shtetasi Artan Murati kishte kthyer kurrizin, e ka qëlluar tre herë në shpinë. Në momentin që autori i krimit ka tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes, ka mbërritur një grup i gatshëm i policisë, që kanë bërë të mundur prangosjen e tij. I plagosuri rëndë është dërguar në spitalin e Lushnjës, por ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të rënda.
![[Ask]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/ask.png)
![[blinklist]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/blinklist.png)
![[del.icio.us]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/delicious.png)
![[Digg]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/digg.png)
![[Facebook]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/facebook.png)
![[Google]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/google.png)
![[MySpace]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/myspace.png)
![[Reddit]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/reddit.png)
![[StumbleUpon]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/stumbleupon.png)
![[Twitter]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/twitter.png)
![[Yahoo!]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/yahoo.png)
![[Email]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/email.png)

