Ju Ndodheni Ketu: Home // Rajoni // ‘Durrës-Kukës’, Berisha i pret sot shiritin me Erdogan

‘Durrës-Kukës’, Berisha i pret sot shiritin me Erdogan

RRËSHEN- Përurohet sot në orën 12:00 segmneti Rrëshen-Kalimassh i autostrdaës së re Durrës-Kukës. Mësohet se në këtë ceremoni do të marrë pjesë Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në orën 11:00 fillon koncerti festiv në fillim të rrugës, në Rrëshen, pranë mbikalimit të parë të autostradës Durrës-Kukës. Kryeministri, Sali Berisha bashkë me dy homologët pasi përshkojnë sëbashku një pjesë të rrugës në këmbë, ngjiten në skenë për të mbajtur fjalimin.

Autostrada do të lidhë bregdetin shqiptar me Kosovën, duke kur rruga prej 160 km të përfundojë udhëtimi nga Tirana në Kukes do të zgjasë vetëm 2 orë. Ndërsa sot mësohet se do të bëhet e mundur hapja e njërës korsi thjesht për të bërë inagurimin pasi aksi në total me gjithë urat dhe tunelet në dy korsitë e saj do të përfundojë vitin e ardhshëm.

utostrada po ndërtohet nga një kompani amerikano-turke “Bechtel-Enka” me një vlerë prej miliona eurosh. Kjo është një rrugë e përfolur për abuzime dhe ndaj ministrit që e firmosi, Lulzim Basha, ka një çështje penale për abuzim fondesh.

Vendoseni kte artikull :
[Ask] [blinklist] [del.icio.us] [Digg] [Facebook] [Google] [MySpace] [Reddit] [StumbleUpon] [Twitter] [Yahoo!] [Email]

Tags: ,


Fatal error: Call to undefined function yatcp_comments_template() in /home1/infoenea/public_html/lushnja.net/wp-content/themes/new2010/single.php on line 25