Ju Ndodheni Ketu: Home // Rajoni // Beqja: Ushqimet shtrenjtohen, INSTAT fsheh të vërtetën për t’i shërbyer Berishës

Beqja: Ushqimet shtrenjtohen, INSTAT fsheh të vërtetën për t’i shërbyer Berishës

TIRANE – Instituti i Statistikave publikoi indeksin e rritjes së çmimeve të konsumit për muajin nëntor 2009. Në këtë muaj, sipas INSTAT çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur me 5.6 %. Ndërkohe PS-ja përgënjeshtron duke thënë se INSTAT fsheh të verteten mbi çmimet e produkteve ushqimore ne vend.

“Instituti i Statistikave, i kthyer në një vegël në shërbim të qeverisë, fsheh qëllimisht të vërtetën për shtrenjtimin e shërbimeve spitalore”. Keshtu u shpreh deputeti i PS-se, Ilir Beqja i cili solli sot fakte të reja mbi çmimet.
“Në nëntor familjet shqiptare u bënë personazhe të Migjenit sepse me shtrenjtimin 19 % frutat janë bërë me të vërtetë mollë e ndalueme”.
“Ministri i gripit të derrit i këshillon shqiptarët të konsumojnë më shumë perime, por në nëntor perimet e u shtrenjtuan me 33 %”, tha Beqja.
Sipas tij, shtrenjtimi i ushqimeve e ka bërë të papërballueshme jetesën për familjet e varfëra, për familjet në ndihmë ekonomike, për familjet e pensionistëve, për familjet e të papunëve. Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare shpenzojnë të gjitha të ardhurat mujore për ushqim dhe jetesë bazë.
“Në nëntor 2009, ashtu siç është bërë e njohur botërisht, tarifat e shërbimeve spitalore janë 4 fishuar për 800 mijë shqiptarë në moshë pune të pasiguruar. Këtë të vërtetë të hidhur INSTAT ia fsheh qëllimisht shqiptarëve dhe nuk e llogarit për të nxjerrë një inflacion sa më të ulët. Ky institucion, pra INSTAT është bërë i pabesueshëm, ashtu si e gjithë qeveria e qeverisja e këtij vendi”.

Vendoseni kte artikull :
[Ask] [blinklist] [del.icio.us] [Digg] [Facebook] [Google] [MySpace] [Reddit] [StumbleUpon] [Twitter] [Yahoo!] [Email]

Tags: ,

No Comments

Leave a comment


Copyright © 2008 · All Rights Reserved · Lushnja Network by Enea Rrusho Tel +40767686271