Ju Ndodheni Ketu: Home // Rajoni // Matura, 2700 mbetës në provimin e matematikës

Matura, 2700 mbetës në provimin e matematikës

TIRANE – Testi i Matematikës, ashtu sikurse pritej, ndryshe nga parashikimet, për një pjesë të mirë të maturantëve ka rezultuar shumë më i vështirë se njohuritë e pakta që ata kishin në këtë lëndë. Statistikat e dala nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, tregojnë se në provimin e dytë të Maturës Shtetërore, kanë rezultuar mbetës afro 2.700 maturantë, e thënë ndryshe, gati 12 për qind e maturantëve që morën pjesë në testim.

Numri i mbetësve në Matematikë është shumë më i lartë se ai në lëndën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Në provimin e parë me detyrim, rezultuan mbetës 1.600 maturantë, ndërsa në provimin e dytë 1.100 maturantë më shumë. Numri e mbetësve në Matematikë është përafërsisht i njëjtë me atë të mbetësve në provimin e dytë me detyrim që u dha vitin e kaluar. Interesante në provimin e Matematikës është numri i vogël i notave 10 të marra.

Kështu, nëse në vitin e kaluar, në testimin ku morën pjesë 31.959 nxënës, u morën 535 nota 10-të, këtë vit, në 35 mijë nxënës të testuar, këtë notë e kanë marrë vetëm 470 nxënës. Çudia që dallon rezultatet e Matematikës nga ato të Letërsisë është se në provimin e dytë me detyrim, që pretendohet të jetë edhe më i vështirë, nxënësit kanë marrë më shumë 10-ta se në provimin e parë. Në testimin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe u morën vetëm 200 nota 10-të, ndërsa në Matematikë, me po të njëjtin numër nxënësish dhe me më shumë mbetës, janë marrë dyfishi i notave 10-të të provimit të parë.

Në total parashikohet që rreth 3 mijë maturantë t’u kenë thënë lamtumirë pranimeve në shkollat e larta për vitin akademik 2009-2010. Gjithsesi, fati i secilit maturant do të shikohet ditën e sotme, kur do të dalin edhe përgjigjet e provimit të dytë të Matematikës, që do të përmbyllë fazën e parë të provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2009.

Vendoseni kte artikull :
[Ask] [blinklist] [del.icio.us] [Digg] [Facebook] [Google] [MySpace] [Reddit] [StumbleUpon] [Twitter] [Yahoo!] [Email]

Tags: ,


Fatal error: Call to undefined function yatcp_comments_template() in /home1/infoenea/public_html/lushnja.net/wp-content/themes/new2010/single.php on line 25