Ju Ndodheni Ketu: Home // Rajoni // ‘Mitingu i Dhjetorit’, pa asnjë dhjetorist

‘Mitingu i Dhjetorit’, pa asnjë dhjetorist

berisha 8 dhjetorMijera qytetarë nga e gjithë SHqipëria, kryesisht punonjës të administratës dhe nxënësh shkollash mbushën dje Sheshin Skënderbej, në një miting të organizuar nga Partia Demokratike, duke marre shkas, nga fillimi I lëvizjes studentore 19 vjet më pare.
Edhe pse kjo është nje ditë e rëndësishme për rininë shqiptare, ajo nuk ishte festuar kurre me një miting nga Partia Demorkatike, ne thuajse dy dekada, për shkak se tradita e kesaj force potilike, eshte perkujtimi I themelimit te partise me 12 dhjetor.
Mitingu ishte qartazi një anti-miting kundër protestave të opozitës.
Në fjalën e tij zoti Berisha përdori te njëjtën gjuhë të ashpër ndaj opozitës, duke premtuar, se do ta hedhe atë në koshin e plehrave të historisë, një bilanc ky i hidhur për ditën, që lindi opozitën shqiptare 19 vite më parë.
Mitingun e çeli Mesila Doda, deputete e Partisë Demokratike, e cila nuk ka qenë më 8 dhjetor 1990, bashkë me studentët, që nisën protestat, por ka qenë një nga studentet e grevës së urisë të Shkurtit të vitit 1991.
Më pas foli Dritan Prifti, një pinjoll i ish nomeklaturës komuniste që ka qenë kundër 8 dhjetorit, dhe më pas Sali Berisha I cili gjendej në Itali më 8 dhjetor të 1990.
Mitingu sic u pa dhe nga pamjet TV, ishte masiv, por jo entuziast. Njerëzit e administrates te sjellë ne shesh me detyrim kanë qendruar indiferente ndaj fjalimit patetik të Berishës dhe folësve të tjerë.
Shumë prej tyre, kanë patur detyrim të bëjne foto me celular, për tua treguar punedhënesve, që kanë qenë prezent në miting.

Nga shumë rrethe të Shqipërisë janë nisur autobuza dhe furgona në drejtim të Tiranës
Urdhri ndaj administratës për të gjitha rrethet ishte braktisja e orarit të punës, me qëllim sigurimin e një pjesëmarrje sa më të madhe në sheshin “Skënderbej”, një synim ky i kërkuar më ngulm nga kryeministri i vendit, Sali Berisha.
Gjithcka eshte e hapur dhe presioni ishte pa dorashka. Sipas korrespondentëve tanë në rrethe, orari i autobusëve për tu nisur për Tiranë ishte ora 11.00 e paradites, kulmi i punës në një ditë të zakonshme për administratën.
Mësohet, se shërbimi urban ishte falas, ndërkohë që urdhri për administratën ishte i prerë: të lihet puna me qëllim ndjekjen e aktivitetit të PD-së, në orën 16.00 në sheshin “Skënderbej”.
Ndërkohë që disa shkolla publike ne Vlore, përfshi edhe shkollën e mesme “Ali Demi”, nxënësit udhëtuan drejt kryeqytetit me autobusë, që u nisen nga “Sheshi i Flamurit”. Në disa institucione, puna vazhdoi deri në orën 11:00 dhe pas kësaj ore, punonjësit u nisën drejt Tiranës.

E njëjta situatë edhe në qarkun e Fierit. Punëtorëve te kompanisë “Albpetrol” u është komunikuar, se ata që nuk janë në punë, do të shkojnë në Tiranë.
Kjo është berë në mënyrë të organizuar dhe e kontrolluar nga drejtuesit e sektorëve të naftës. Edhe nga qyteti i Tropojës,ishin vënë në dispozicion autobusë dhe fugonë falas për të festuar ditën e 8 Dhjetorit në Tiranë.
Ne Tirane, as qe behej fjale per “dalje nga rreshti”. Police, mesues, shendetesi dhe gjithe sektoret e administrates, kishin secili nga nje kuadrat me vete ne shesh. Pergjegjes per kuadratin ka qene drejtori perkates.
Gjithcka te kujton mobilizimet e dikurshme per manifestimet e 1 majit organizuar nga ish-PPSH. Nderkohe Tirana, eshte zhytur e gjitha ne banderola blu, dhe tabela e pankarta te panumerta.
Ne Durrës, ka ndodhur dhe ngjarja me e pazakonte. Drejtori I hekurudhës, një zyrtar i PD-së ka vënë tren falas, për linjën Tiranë – Durrës, me orar special para dhe pas mitingut.
Protagonsitët kryesorë të Dhjetorit ‘90, mungonin dje në tribunë për shkak të qëndrime armiqësore, që Partia Demokratike ka mbajtur ndaj tyre në këto 19 vjet.
Azem Hajdari, figura kryesore e levizjes studentore, u eleminua fizikisht në shtator të vitit 1998 dhe megjithë premtimin, se kur të vinte në pushtet do të zbardhte vrasjen e tij, Sali Berisha as qe e ka permendur me kete premtim.
Figurat e tjera kryesore të vitit 1990 janë sot larg PD-se, kryesisht për shkak të konflikteve me Sali Berishën.
Ish kryeministri I parë I PD-së Aleksandër Meksi, ish kryetari I partise, Eduard Selami, shumë ish ministra dhe figura qëndrore të saj, kanë vite që qëndrojnë larg kësaj force politike.
Nje dite me pas opozita njoftoi faturen e ketij mitingu, mbajtur fshehur me kokefortesi nga ministrite organizuese. Ajo eshte plot 4 milion euro te shpenzuara vetem per 2 ore miting, ne mesin e nje Shqiperie qe zhytet perdite ne krize ekonomike

Vendoseni kte artikull :
[Ask] [blinklist] [del.icio.us] [Digg] [Facebook] [Google] [MySpace] [Reddit] [StumbleUpon] [Twitter] [Yahoo!] [Email]

Tags: ,

No Comments

Leave a comment


Copyright © 2008 · All Rights Reserved · Lushnja Network by Enea Rrusho Tel +40767686271