Ky opsion nuk do të kthej faqen kryesore të kësaj web-faqeje. Rivendosjen e ndonjë Widgets janë mbyllura ose të kategori.

Vë në vend
Horoskopi Ditor Horoskopi Mujor Horoskopi Vjetor
Filma Me Titra Shqip Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe
Vizion Plus RTV 21 Live TVSH Albania Tv Klan Super Sonic TV Junior Tv Tv Alsat RTK Live
Show Biz Bota Ekonomia Kultura Kuriozitete Lushnja Politika Rajoni Shendeti Sport Teknologji
Mp3 Player Chat
Poezi dhe krijime tuajat Shto krijime tuajat
SmS Falas Shkarko Portokalli Shkarko Youtube Video
Historia e Lushnjes Monumentet e Kultures Statistika
  • Bashkia
  • Topalli heq fotot e Presidentit Topi nga zyrat e Kuvendit

    bamir topi presidenti i shqiperiseTIRANË – Vitin 2010, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e nisi me një qëndrim jokorrekt ndaj ish-kolegut të saj në PD, sot në krye të shtetit. Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit me sa duket nuk do që ta ketë as në foto në zyrat e legjislativit edhe pse ky është një detyrim ligjor. Kështu në komisionet parlamentare të kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë nuk figuron fotografia e Presidentit të vendit, Bamir Topi. Dhe kjo është mesë e dukshme në zyrat e komisionit parlamentar të Ligjeve, komisionit parlamentar të medias, atë të veprimtarisë prodhuese, si dhe në komisionin parlamentar për edukimin dhe mjetet e informimit publik. Heqja e fotos të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, nga zyrat e Kuvendit nuk është rasti i parë dhe mesa duket nga veprimi konstant i kryetares së Kuvendit, nuk do të jetë as edhe i fundit. Thuajse dy vjet më parë, nën justifikimin e vapës së madhe, në të gjitha komisionet u hoq për një periudhë kohe të pacaktuar fotoja e Presidentit të Republikës për shkak të vendosjes së kondicionerëve nëpër komisione. Ashtu si edhe sot, edhe dy vite me parë, nuk u dha asnjë shpjegim zyrtar mbi heqjen e fotos nga muri i komisioneve, ndërkohë që asokohe marrëdhëniet mes Topit dhe kuvendit ishin acaruar jo pak për shkak të kandidaturave që Presidenti i Republikës propozoi për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Vetëm pas një debati të madh të ngritur nga media, fotoja e Presidentit të Republikës zuri sërish vend në komisionet parlamentare. E njëjta praktikë është ndjekur edhe me ish-Presidentin e Republikës, Alfred Moisiu, ku sërish kryetarja e Kuvendit provokoi, duke i hequr foton nga zyrat e Kuvendit. Precedenti i heqjes se fotos së një presidenti në varësi të marrëdhënieve mes dy institucioneve në fakt ka ndodhur vetëm këto vite, ku Kuvendi është drejtuar nga Jozefina Topalli. Në bazë të ligjit, të gjitha institucionet e administratës shtetërore, qendrore dhe lokale duhet të vendosin në qendër të zyrës foton e kreut të shtetit si kornizë.

    shekulli.com.al

    Vendoseni kte artikull :
    [Ask] [blinklist] [del.icio.us] [Digg] [Facebook] [Google] [MySpace] [Reddit] [StumbleUpon] [Twitter] [Yahoo!] [Email]

    Lini një Përgjigje

    :) :( :o :? 8) :D :x :P :wink: