Universiteti i Tiranës publikon fituesit e sistemit part- time. Dje ka qenë data zyrtare kur të gjitha universitet në vend, të cilat ofrojnë edhe programet e edukimit me kohë të pjesshme dhe të edukimit në distancë duhej të publikonin fituesit në të gjitha degët, në bazë të kuotave të përcaktuara më parë nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Në fakt, dje, vetëm fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë në Universitetin e Tiranës ka publikuar zyrtarisht emrat e fituesve për degët Histori, Gjeografi dhe Gjuhë-Letërsi.
Ndërsa fakulteti i Drejtësisë dhe Ekonomikut kanë publikuar vetëm emrat e aplikantëve dhe mesataret e tyre. Fakultetet kanë bërë përllogaritjen e mesatares së çdo aplikanti, në bazë të dëftesës së shkollës së mesme që kandidatët kanë paraqitur në sekretaritë e fakulteteve gjatë procesit të regjistrimit.
Duke qenë se mesatarja është i vetmi kriter, që kandidatët duhet të plotësojnë për të fituar të drejtën e studimit në sistemin part-time, fakulteti i Drejtësisë dhe ai i ekonomisë kanë vendosur të publikojnë paraprakisht vetëm mesataret e përllogaritura prej tyre. Ky ka qenë një vendim, të cilin rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Dhori Kule, e ka marrë gjatë ditës së djeshme.
Qëllimi i këtij vendimi është që t’u lërë kohë të gjitha kandidatëve që të njihen me rezultatet e përllogaritura nga Fakultetet, dhe të gjitha ata që mendojnë se u është kryer ndonjë padrejtësi administrative gjatë procesit të përllogaritjes së mesatares të kenë mundësi të paraqesin ankesën e tyre në sekretaritë e fakulteteve deri sot (15dhjetor 2009) në orën 16:00. Sipas rektorit Kule, nesër do të shpallen rezultatet përfundimtare, në të gjitha departamentet e fakulteteve.
Shekulli.com.al

![[Ask]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/ask.png)
![[blinklist]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/blinklist.png)
![[del.icio.us]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/delicious.png)
![[Digg]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/digg.png)
![[Facebook]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/facebook.png)
![[Google]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/google.png)
![[MySpace]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/myspace.png)
![[Reddit]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/reddit.png)
![[StumbleUpon]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/stumbleupon.png)
![[Twitter]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/twitter.png)
![[Yahoo!]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/yahoo.png)
![[Email]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/email.png)

