Ky opsion nuk do të kthej faqen kryesore të kësaj web-faqeje. Rivendosjen e ndonjë Widgets janë mbyllura ose të kategori.

Vë në vend
Horoskopi Ditor Horoskopi Mujor Horoskopi Vjetor
Filma Me Titra Shqip Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe
Vizion Plus RTV 21 Live TVSH Albania Tv Klan Super Sonic TV Junior Tv Tv Alsat RTK Live
Show Biz Bota Ekonomia Kultura Kuriozitete Lushnja Politika Rajoni Shendeti Sport Teknologji
Mp3 Player Chat
Poezi dhe krijime tuajat Shto krijime tuajat
SmS Falas Shkarko Portokalli Shkarko Youtube Video
Historia e Lushnjes Monumentet e Kultures Statistika
  • Bashkia
  • Epilepsia, sëmundja që prek më shumë fëmijët

    femije epileptikEpilepsia është sëmundja që prek më shumë fëmijët. Ka disa shkaqe që sjellin këtë sëmundje, por shumë prej tyre mbeten të pashpjeguara.
    Doktor Agron Islami, specialist pranë Poliklinikës Qendrore të Specialiteteve, shpjegon shenjat e sëmundjes shkaqet dhe faktorë të tjerë që ndikojnë mbi sëmundjen. Gjithashtu, ai shpjegon edhe ekzaminimet që duhen bërë për të diagnostikuar epilepsinë dhe mjekimi që përdoret për këtë sëmundje.

    Doktor, është e vërtetë që grupmosha më e prekur nga epilepsitë janë fëmijët?
    Po. Kërcënimi për t’u shfaqur epilepsia është shumë më i madh në fëmijëri se në moshë të rritur. Ajo shfaqet kryesisht para moshës 30 vjeç, me një pikë kulmore në grupmoshën 5-9 vjeç.

    Kush preket më tepër, meshkujt apo femrat?
    Është parë se epilepsia ka një mbizotërim të lartë në seksin mashkull në raport me seksin femër.

    Cilët janë faktorët që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes?
    Shkaqet e epilepsive janë të shumta, megjithatë etiologjia e tyre shpesh mbetet e paqartë. Gati te gjysma e epilepsive të fëmijëve dhe një përqindje më e vogël te të rriturit, etiologjia e epilepsisë mbetet e errët.
    Gjithsesi mendohet se faktorët që mund të ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes janë: patologjitë traumatiko-anoksmike gjatë lindjes, infeksionet e trurit, konvulsionet e shkaktuara nga temperaturat e lartë, traumat kafko-trunore, trashëgimia dhe më rrallë tumoret e trurit.

    Si ndikojnë patologjitë gjatë lindjes?
    Patologjitë traumatiko-anoksike që mund të pësojnë fëmijët gjatë lindjes mendohet se janë një shkak i rëndësishëm i epilepsive. Në këto futen lindjet e vështira dhe traumatike, hemorragjitë cerebromeningeale të fëmijëve të porsalindur, anoksitë e thella të tyre. Duke u nisur nga fakti se dëmtimet traumatiko-anoksike të fëmijëve të porsalindur janë një faktor i rëndësishëm kërcënues, kuptohet qartë rëndësia e parandalimit të tyre.

    Ju thatë se një nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e epilepsive te fëmijët janë konvulsionet nga temperatura e lartë. Si ndikojnë konkretisht?
    Konvulsionet nga temperatura e lartë kryesisht takohen në fëmijët e moshës 6 muajsh deri në 5 vjeç dhe prekin 2-3 % të fëmijëve të kësaj moshe. Shumica e fëmijëve që kanë kaluar konvulsione febrile në jetën e mëvonshme kanë pasur një zhvillim psikomotor normal, por një pjesë e tyre pas kalimit të këtyre konvulsioneve, më vonë kanë shfaqur konvulsione pa temperaturë (epilepsi). Në këto raste epilepsia shfaqet disa vjet pas krizës së parë nga temperatura e lartë.

    Po traumat kafko-trunore, si ndikojnë në shfaqjen e epilepsisë?
    Krizat epileti-forme mund të ndodhin që në fazën e parë të traumave të kokës, por flitet për epilepsi postraumatike kur manifestimet epileptike shfaqen gjithmonë pas një periudhe latente, të paktën një ose dy muaj (kohë e mjaftueshme për formimin e cikatricave gliozike në vatrën trunore të dëmtuar).
    Gati gjysma e këtyre krizave ndodhin 3-6 muaj e parë, 75% gjatë vitit të parë, 85 % brenda 5 vjetëve dhe 97 % para 10 vjetësh. Pas kësaj moshe janë të rralla. Mendohet se incidenca e epilepsisë postraumatiake rritet me shkallën e dëmtimit të trurit, është më e shpeshtë në traumat kafko-trunore të hapura me dëmtim të cipave të trurit dhe më rrallë në traumat e mbyllura.
    Në disa raste është e vështirë të përcaktohet pasojë e traumës, apo trauma dhe epilepsia janë dy patologji të pavarura nga njëra-tjetra.

    Po trashëgimia sa ndikon?
    Faktori trashëgimi është mjaft i rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjes. Mund të ndodhë që disa prindër të fëmijëve epileptikë edhe pse nuk kanë pasur kriza konvulsive, në jetën e përditshme shfaqin shenja të karakterit epileptik. Në studime epidemiologjike EEG-ike të prindërve, fëmijët e të cilëve vuajnë nga epilepsia, është gjetur një incidencë e lartë e anomalive elektrike.

    Çfarë ekzaminimesh duhen bërë për të vendosur diagnozën?
    Në praktikën e përditshme jo rrallë lindin probleme në dallimin e epilepsive nga disa sëmundje që shoqërohen me turbullime të vetëdijes, konvulsione apo që kanë manifestuar shenja paroksiostike.
    Të tilla sëmundje janë disa forma të histerisë, gjendjet sinkopale, iskemitë kalimtare të trurit, migrenat e shoqëruara, hypoglicemitë, intoksikacionet nga monoksidi i karbonit, etj. Megjithatë për vënien e diagnozës bazohemi në kriteret klinike dhe ekzaminimin me EEG.

    Si mjekohet kjo sëmundje?
    Epilepsia është sëmundje kronike, në shumicën e rasteve me shkaqe të panjohura, prandaj dhe mjekimi i saj është i zgjatur dhe në përgjithësi i vështirë. Për të arritur sukses në mjekim, krahas përdorimit të barnave, sipas tipit të epilepsisë dhe në doza të mjaftueshme, duhen sqaruar familjarët për rëndësinë e marrjes së mjekimit.

    Mjekimi ka si qëllim rrallimin e krizave e në disa raste shërimin e tyre, riaftësimin shoqëror.
    Mjekimi duhet të jetë i pandërprerë, derisa të vendosë mjeku specialist, sepse mosmarrja e barnave, qoftë edhe për disa ditë bëhet shkak për përshpejtimin e krizave epileptike dhe rëndimin e gjendjes së të sëmurëve.

    Këshilla
    Si mund të parandalohet sëmundja

    Parandalimi konsiston në kujdesin ndaj faktorëve kërcënues, të cilët mund të jenë përgjegjës: parandalimi i dëmtimeve traumatiko-anoxike të fëmijëve gjatë lindjes, mjekimi korrekt i infeksioneve të trurit. Mbi të gjitha rekomandohet kujdes dhe mjekimi i rregullt i konvulsioneve nga temperatura e lartë të fëmijët e vegjël.

    Gazeta Shekulli

    Vendoseni kte artikull :
    [Ask] [blinklist] [del.icio.us] [Digg] [Facebook] [Google] [MySpace] [Reddit] [StumbleUpon] [Twitter] [Yahoo!] [Email]

    Lini një Përgjigje

    :) :( :o :? 8) :D :x :P :wink: