I larguar qysh në moshën 13 vjeç nga shtëpia, duket që në fillim se Jetmir Saliaj është pikë e dobët për familjen, i ati i tij, 53-vjeçari Kastrioti, sa e pyet për djalin, i shkëlqejnë sytë fjalëpakë dhe i heshtur, duket se nuk del dot nga natyra e vet, por teksa flet për Jetmirin, nuk e fsheh dot një ndjenjë të lehtë krenarie.
Për gazetën “Shekulli”, ai pranon të ndajë pak nga lidhja e veçantë që ka me të birin, lidhje kjo që ka qenë e fortë, sipas tij, pavarësisht lartësisë që kanë pasur.
“E kemi mbështetur Jetmirin qysh në fillim. Madje e nxitëm të ishte një prej pjesëmarrësve, edhe pse vendi brenda shtëpisë lakmohet nga shumë të rinj. Ishte edhe dëshira jonë që të shkonte, por edhe shoqëria e mbështeti. Ai u konsultua edhe me shokë të tij, “Si duket Jetmiri për të ndërmarrë një eksperiencë të tillë?”, pyetja që Jetmiri nuk ka nguruar t’u bëjë familjarëve dhe të njohurve, ka marrë pohim pa rezerva, ndërsa tashmë thjesht ai po ndiqet me interes nga ata.
“Është vetëm java e parë dhe nuk mund të themi gjithçka, pasi ajo thjesht më tepër ka shërbyer për njohje, por performanca e deritanishme është shumë e mirë. Ka shumë mundësi më tepër, pasi e ndjej se Jetmiri ka ende për të dhënë. Deri tani për gjithçka që ka ndodhur aty brenda për mua është pozitive.
“Pika e tij më e fortë është njohja e njerëzve, dhe në kushtet që është Jetmiri, e gjithë banorëve që ka aty. Duhet kohë akoma për të njohur banorët. Ai si natyrë është i çiltër dhe i pastër dhe brenda deri tani është vetvetja. Megjithatë, qysh tani shikohen grupimet. Ndoshta jam i gabuar, por mesa kam parë, kanë nisur të formëzohen të tilla. Nuk mendoj se grupimet mund të krijohen kaq shpejt, pa u njohur mirë banorët.
Jetmiri nga vetë natyra nuk është tip që bën klane. Është një njeri me shpirt dhe botë të madhe. Patjetër që edhe ai aty brenda mund të krijojë shoqëri më të afërt, por është shpejt të flasësh se me kë do të shoqërohet më tepër”.
Duke pasur parasysh eksperienca të mëparshme brenda shtëpisë nuk kanë munguar dhe simpatitë, apo lidhjet. Teksa i bën këtë pyetje babait të Jetmirit, se si mund ta shikonte ai një lidhje në këto kushte, përgjigjet qetësisht se “Nëse do të lidhej, respektoj zgjedhjen e tij”. Ndër personat që ai do të veçonte brenda shtëpisë, ai shton se më pëlqen kosovari, Hakiu. Erioni, Graciela, Olta, të cilët i shikon ndoshta edhe si rivalë të Jetmirit.
Kastrioti shpjegon se Jetmiri ka ikur larg shtëpisë që 13 vjeç. Shkoi në një kolegj amerikan. Në vitin 1998 ka ikur në Itali. Ka mbaruar shkollën e mesme në Romë dhe të lartën vijon studimet në La Sapienza për Shkenca Politike. Prej 6 muajsh, ai është rikthyer në Shqipëri.
Një kohë të konsiderueshme ia kushton gjyshërve të tij (nga e ëma), lidhje e cila duket se rrjedh qysh prej fëmijërisë. Ai është rritur vitet e para te gjyshërit dhe tashmë që ata janë vetëm, shkon tek ata, apo përkujdeset për çka u duhet.
Një nga shokët e Jetmirit, Eri, tregon se ai është i apasionuar pas kompjuterit. I apasionuar pas historisë. Njeh mirë historinë e lashtë dhe moderne, por edhe pas astronomisë.
Referuar çmimit të madh, i ati i Jetmirit thotë se “Çmimet të gjithë i duan, por është shumë shpejt të flasësh për to. Student është dhe i duhen. Unë kam sakrifikuar shumë për shkollimin e tij dhe të vajzës tjetër, e cila studion mjekësi në të njëjtin universitet të Italisë, si Jetmiri. Sot thjesht jam i kënaqur që kam mirinvestuar, sikurse dua t’i shikoj edhe të realizuar.
Gazeta Shekulli

![[Ask]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/ask.png)
![[blinklist]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/blinklist.png)
![[del.icio.us]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/delicious.png)
![[Digg]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/digg.png)
![[Facebook]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/facebook.png)
![[Google]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/google.png)
![[MySpace]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/myspace.png)
![[Reddit]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/reddit.png)
![[StumbleUpon]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/stumbleupon.png)
![[Twitter]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/twitter.png)
![[Yahoo!]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/yahoo.png)
![[Email]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/email.png)