Ky opsion nuk do të kthej faqen kryesore të kësaj web-faqeje. Rivendosjen e ndonjë Widgets janë mbyllura ose të kategori.

Vë në vend
Horoskopi Ditor Horoskopi Mujor Horoskopi Vjetor
Filma Me Titra Shqip Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe
Vizion Plus RTV 21 Live TVSH Albania Tv Klan Super Sonic TV Junior Tv Tv Alsat RTK Live
Show Biz Bota Ekonomia Kultura Kuriozitete Lushnja Politika Rajoni Shendeti Sport Teknologji
Mp3 Player Chat
Poezi dhe krijime tuajat Shto krijime tuajat
SmS Falas Shkarko Portokalli Shkarko Youtube Video
Historia e Lushnjes Monumentet e Kultures Statistika
  • Bashkia
  • Më e bukura e 2010-ës

    Intervista / Miss Shqipëria 2010, Nevina Shtylla, gjimnazistja 16-vjeçare tregon se çdo të thotë të jesh e bukur, shumë e mirë në mësime dhe me ide të qarta

    Kalaja e Gjirokastrës ka qenë një bekim për Nevina Shtyllën që tashmë mban mbi kokë kurorën e Miss Shqipërisë për vitin 2010. Për vajzën 16-vjeçare që hidhet në vitin e dytë në gjimnazin “Ismail Qemali”, tashmë ka filluar një kapitull i ri jete. Pas pjesëmarrjes në konkursin e bukurisë, organizuar nga Petri Bozo, ajo është shpallur vajza më e bukur e vendit. Përveçse për Nevinën kjo periudhë i duket si ëndërr, tashmë ajo po fillon të mendojë si një “Miss”. Një e ardhme në fushën e modës pse jo. Ndërsa, për sa i përket studimeve të larta, ende nuk e ka menduar. Pas një jave që është shpallur Miss, ajo tregon në një intervistë për “SH2-in” emocionet që ka përjetuar dhe planet për të ardhmen.

    Si e nisët këtë përvojë që tashmë ju çoi në kurorëzimin tuaj si “Miss Shqipëria 2010″?
    Nuk e kisha synim fitimin me doemos të çmimit.

    Më tepër e nisa për një eksperiencë të re e të bukur, kini parasysh jam 16 vjeç dhe vetëm pjesëmarrja në një konkurs të tillë është një objektiv i lakmueshëm për të gjitha moshataret e mia, pastaj kurorëzimi është një ëndërr që ia vlen të bëhet realitet.
    Pse vendosët të merrnit pjesë në këtë konkurs bukurie?
    Doja të kisha një eksperiencë të re për më tepër që ishte një fushë nga e cila nuk kisha pothuajse fare njohuri, e kjo mu bë realitet me këtë pjesëmarrje e përveç eksperiencës edhe hapja e dyerve në botën e spektaklit dhe bursa 4-vjeçare ishin përfitime të mëdha që unë arrita t’i fitoj plotësisht.

    E prisnit fitoren?

    Jo, kurorëzimi im si “Miss Shqipëria 2010″ ishte i papritur. Këtë e bënte edhe më të vërtetë numri i vajzave shumë të bukura e të zgjuara si konkurrente, çka bënte që fitorja të kalonte rrallë herë në mendjen time.
    Si u ndiet kur dëgjuat emrin tuaj si fituese të kurorës?
    Pata një çast hutimi, por kur dëgjova duartrokitjet e publikut e mora veten dhe eca përpara drejt çmimit. Ishte shumë bukur të ishe e rrethuar nga duartrokitje dhe njerëz që të përqafojnë e të urojnë, një emocion i madh për mua, do të ngelet i paharruar për tërë jetën ky moment.

    Çfarë do të thotë për ju të jesh e bukur?

    Të jesh e bukur është fat që ia dhuron natyra fizikut tënd, por sigurisht nuk është gjithçka. Për mua bukuria fizike është bosh pa shpirtin e madh dhe inteligjencën. Të bashkuara të treja do të ishin të lakmueshme nga kushdo.

    Në çfarë shkollë studioni Nevina?

    Unë studioj në gjimnazin “Ismail Qemali”, sigurisht për mua është gjimnazi më i mirë në Tiranë, ka nxënës shumë të mirë dhe një staf mësimor dhe drejtues për t’u admiruar. Mbarova vitin e parë me rezultate shumë të mira dhe kam krijuar një shoqëri të mrekullueshme që më ka përkrahur shumë gjatë konkurrimit në “Miss Shqipëria 2010″.

    Ju jeni vetëm 16 vjeç, e keni menduar për çfarë do të vazhdoni studimet, duke parë që keni fituar edhe një bursë studimi?

    Jam ende e pavendosur, por kam kohë të mjaftueshme për të qenë e sigurt se për çfarë do të vazhdoj studimet, këtu kam parasysh edhe këshillat dhe mendimet e prindërve e miqve të mi.

    E keni menduar që pjesëmarrja në Miss Shqipëria t’ju shërbejë si një trampolinë në fushën e televizionit?

    Sigurisht që po, kjo është një fushë e bukur, por që sigurisht kërkon jo vetëm bukuri. Kontaktet e para me televizionin i kam pasur që ditët e para pas kurorëzimit ku jam ftuar në emisione të ndryshme. Së shpejti do të jem pjesëmarrëse në “Miss Globe”, duke përfaqësuar Shqipërinë. Për aktivitete të mëtejshme do t’ia lija të ardhmes.

    Si i kalonit ditët tuaja para se të zgjidheshit Miss, po tani që keni marrë titullin vajza më e bukur e Shqipërisë?

    Para pjesëmarrjes, paradite kisha shkollën në kohën e lirë dilja me shoqërinë ose kur qëndroja në shtëpi lexoja ndonjë libër ose futesha në internet. Fundjavën e kaloja me familjen. Tani pas marrjes së titullit kam shumë dëshirë që asgjë të mos ndryshojë. Sigurisht, do të jem më shumë e angazhuar me punë të tjera, si intervista apo udhëtime, por do të mundohem që të mos e le pas dore familjen dhe shoqërinë.

    Po momenti i mbrëmjes finale, çfarë përjetimesh ju solli?

    Ishte momenti vendimtar ku ne do të shfaqnim frytet e një pune të gjatë e të lodhshme. Emocionet ishin të mëdha donim që të tregonim më të mirën nga vetja dhe si grup besoj se me ndihmën e madhe të organizatoreve ia arritëm të tregonim që ishim vajzat e bukura e të zgjuara të Shqipërisë.

    Ju nxiti ndokush të bëheshit pjesë e kësaj gare, apo ishit e vetme?

    Në asnjë moment nuk kam qenë e vetme në këtë ndërmarrje të madhe për mua, kam pasur gjithnjë përkrahjen dhe mbështetjen e familjes dhe shoqërisë. Prindërit e mi kanë qenë shtysa kryesore e pjesëmarrjes sime në këtë konkurs.

    Pas triumfit të “Miss Shqipëria”, cili do të jetë konkursi i radhës i bukurisë ku do merrni pjesë. Prisni të fitoni edhe aty?

    Konkursi i radhës ku unë do të jem pjesëmarrëse është “Miss Globe”, ku sigurisht që do të jap gjithçka që kam më të mirë nga vetja, pretendimi për të qenë fituese është pjesë e garës dhe unë nuk do t’i shmangem, për më tepër që nuk përfaqësoj vetëm veten time, por Shqipërinë.

    Shumica e vajzave, Miss-e pasi kanë kaluar disa kohë nga marrja e kurorës, kanë bërë ndërhyrje më anë të operacioneve plastike, duke fryrë buzët apo diçka tjetër, ju do ta bëni?

    Nuk kam asgjë kundër operacioneve plastike, kushdo gjykon vetë çka duhet të bëjë me trupin e tij, por duke respektuar zgjedhjen e kujtdo në këtë drejtim, trupin tim dua ta kem pa ndërhyrje plastike, natyral dhe shpresoj të bukur. Jam e mendimit se njeriu duhet ta pëlqejë veten ashtu si është. Në qoftë se ti nuk e pëlqen veten tënde ashtu si je, atëherë mos prit të të pëlqejnë të tjerët.

    Ju pëlqen moda, do t’ju shohim si pjesë të sfilatave të ndryshme?

    Moda me pëlqen shumë edhe pse nuk jam një ndjekëse e rregullt e saj. Për sa u përket sfilatave, besoj se në të ardhmen mund edhe të jem pjesë e tyre.

    PYETSORI I PRUSTIT

    Nevina: Pendohem rrallë!

    Çfarë është lumturia absolute për ju?
    Realizimi ëndrrave.
    Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?
    Natën e kurorëzimit tim si “Miss Shqipëria 2010″.
    Tipari kryesor i karakterit tuaj?
    Sinqeriteti.
    Defekti juaj kryesor?
    Po e kërkoj.
    Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?
    Ndaj gabimeve që nuk sjellin pasoja.
    Hera e fundit që u përlotët?
    Duke folur me mamin në telefon.
    Udhëtimi juaj i preferuar?
    Udhëtimi drejt Himarës. pas lodhjes se 9 muajve shkollë dhe aktiviteteve të tjera.
    Shkrimtarët tuaj më të dashur?
    Uilliam Shekspir, Ismail Kadare.
    Cilin virtyt vlerësoni më shumë tek një burrë?
    Të qenit njeri.
    Tek një grua?
    Të qenit njeri.
    Kompozitori juaj i preferuar?
    Wolfgang Amadeus Mozart.
    Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?
    Janë të ndryshme.
    Libri që ju la mbresë të pashlyeshme?
    Romeo dhe Zhulieta – Uilliam Shekspir.
    Filmi që ju la mbresë të thellë?
    The Lovely Bones – Peter Jackson.
    Piktori juaj i dashur?
    Leonardo Da Vinci.
    Ngjyra juaj e preferuar?
    Ngjyra rozë.
    Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?
    Fitimin e konkursit “Miss Shqipëria 2010″
    Pija juaj e preferuar?
    Nuk kam.
    Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?
    Rrallë herë pendohem.
    Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
    Thashethemet.
    Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?
    Atëherë kur nuk janë të dëmshme.
    Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?
    Jo.
    Cila është motoja juaj?
    Nuk është i lumtur ai që ka, por i kënaquri me atë që ka.
    Si do të dëshironit të vdisnit?
    Ashtu si do të vdes.
    Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?
    Jam e lumtur me jetën që me ke dhënë.
    Në çfarë gjendje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?
    Jam e gëzuar.

    Vendoseni kte artikull :
    [Ask] [blinklist] [del.icio.us] [Digg] [Facebook] [Google] [MySpace] [Reddit] [StumbleUpon] [Twitter] [Yahoo!] [Email]

    Lini një Përgjigje

    :) :( :o :? 8) :D :x :P :wink: