Policia Bashkiake
Policia bashkiake lushnje si nje organ ekzekutiv prane kesaj bashkie ka per obligim te kryej funksione ne sherbim te rendit e te qetesise publkike, stabilizimit te trafikut ne qytet, mbarevajtjen e puneve publike brenda teritorit ku ajo sherben, te jap ndihmesen e saje ne realizimin e detyrave te drejtorise tatim taksave per vjeljen e te ardhurave nga biznesi apo aktivitete te tjera publike , bazuar ne ligjin per policine bashkiake nr 8224 date 15.o5,1997, ndryshuar me ligjin nr 8335 date 23,04,1998 , zbatimit te urdherave te kryetarit te bashkise, si dhe vendimeve te keshillit bashkiak. Duke pare rendesine e madhe te rolit e funksionit te saje kryetari i bashkise Z. Albert Sanxhaku po jep nje kontribut te madh si ne kompletimin e organikes se kesaj policie, ashtu edhe ne fuqizimin e saje ne fushen logjistike sic mund te permendim kompletimin me uniforme te rregullt, paisjet personale qe duhet te kete nje punonjes i policise bashkiake ne sherbim,kompletimi me mjete te motorrizuara ,mjete nderlidhjeje dhe se fundi venia ne sherbim e dy motocikletave per sherbimin e trafikut ne qytet, Kontribut te madh po jep edhe ne fushen e nxjerrjes se akteve normative qe ngarkojne me detyra kete polici . Ne funksion te kryerjes sa me mire te detyrave funksionale nga ana e policise bashkiake lushnje.
Policia e bashkise ka per detyre :
1. Te siguroje zbatimin efektiv te akteve te nxjerra nga Kryetari i bashkise dhe te vendimeve te Keshillit qe kane te bejne me sigurimin e rendit e te qetesise dhe mbarevajtjen e puneve publike.
2. Te marre masa per ruajtjen e pasurise se bashkise si dhe te atyre qe administrohen nga ana e saj.
3. Te siguroje zbatimin e urdhrave te nxjerra nga Kryetar i bashkise ne lidhje me personat juridik ose fizik , qe nuk plotesojne konform ligjit detyrimet financiare e fiskale , ndaj bashkise , si dhe cdo detyrim tjeter pasuror ndaj tyre.
4. Te mbikqyre e te verifikoje nese shtetasit ne administrim te pasurise se tyre , zbatojne ose plotesojne kerkesat e akteve bashkiake.
5. Te konstatoje e te parandaloje ndotjet e mjedisit , hedhjet e mbeturinave te ndryshme si dhe te sinjalizoje Kryetarin e bashkise per shfaqjet e paraziteve te demshem e te rrezikshem si dhe per rastet e shfaqjes se epidemive.
6. Te ndaloje, shmangien e prishjen ndertimeve te paligjshme , te ndaloje zeniet e paligjshme te trojeve dhe te ndertesave e objekteve publike te bashkise si dhe te organizoje lirimin e tyre.
7. Te kujdeset per qetesine publike , duke shmangur zeniet , menjanuar zhurmat e shkaktuara nga grumbullimet e njerezve , autoparlantet e radiove e magnetofoneve, renia pa vend e burive te automjeteve ne rruge, banesa , plazhe e mjedise te tjera publike, qe sjellin shqetesime per te tjeret.
8. Te marre masa per ruajtjen e rendit, kur ka grumbullime njerezish, si ne tregje , panaire, ceremoni publike, artistike, fetare e sportive, ne kinema, teatro, pallate e salla sportive, objekte te kultit dhe ne mjedise te tjera publike.
9. Te inspektoje respektimin e dispozitave ligjore qe rregullojne veprimtarine e shit-blerjes ne mjediset publike.
10. Te kujdeset per respektimin e orarit te sherbimit te njesive tregtare , bufeve, restoranteve, bilardove, lojrave te fatit te objekteve te tjera me veprimtari publike, si dhe per zbatimin nga ana e tyre te rregulloreve apo urdherave te nxjerra nga Kryetari i bashkise.
11. Te kontrolloje marrjen e masave te sigurise qe parandalojne fatkeqesite e ndryshme natyrore si dhe te ndihmoje ne kapercimin e tyre duke u dhene gjithashtu ndihme te demtuareve ne rast urgjence.
12. Te marre masa te perkohshme ndaj te semureve psikike ne gjendje te rende, qe krijojne shqetesime per rendin publik.
13. Te kujdeset per ruajtjen e afisheve, njoftimeve e shpalljeve publike si dhe heqjen e atyre te paligjshme ose te paautorizuara.
![[Ask]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/ask.png)
![[blinklist]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/blinklist.png)
![[del.icio.us]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/delicious.png)
![[Digg]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/digg.png)
![[Facebook]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/facebook.png)
![[Google]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/google.png)
![[MySpace]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/myspace.png)
![[Reddit]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/reddit.png)
![[StumbleUpon]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/stumbleupon.png)
![[Twitter]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/twitter.png)
![[Yahoo!]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/yahoo.png)
![[Email]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/email.png)