Statistika
Demografia
Rrethi i Lushnjes ka nje siperfaqe toke te pregjithshme prej 71239 ha dhe nje popullsi
prej 176 377 banore.Ne qytetet e Lushnjes dhe Divjakes Banojne 62095 banore te ndare
si me poshte :
1. Qyteti i Lushnjes 54813 banore
Rrethi i Lushnjes ka gjithsej 45.557 familje
nga te cilat :
1. Qyteti i Lushnjes 15.964 familje
2. Qyteti i Divjakes 2.114 familje
3. Ne fshat 27.479 familj
Dendesia eshte 1283 banore per km2, me te larte se mesatarja e vendit (106.7)
EDUKIMI
Duke iu refereruar nje studimi te kryer ne vitin 2006 kemi keto te dhena :
Niveli para-universitar :
Qyteti i Lushnjes ka kater shkolla te mesme ku njera prej tyre eshte shkolle teknike.
Numri i nxenesve ne keto shkolla eshte 2873.Numri i mesuesve eshte 123, nga te cilet 63 jane femra.
Qyteti ka nje konvikt ne te cilin akomodohen 110 nxenes.
Cikli i ulet dhe 8-vjecar :
Ne qyteti e Lushnjes funksionojne 8 shkolla te arsimit 8-vjecar me: 5431 nxenes dhe 280 mesues. 82 % te numrit te mesuesve e perbejne femrat.
Niveli para-shkollor :
Numerohen 14 kopshte me :
- 1050 femije dhe 58 edukatore .
Ne nivel bashkie jane 9110 nxenes gjithsej te angazhuar ne te tre nivelet e arsimit.
SHENDETESIA
Qyteti ka nje spital me :
- 62 mjeke
-145 infermiere
Ky spital ka 13 departamente te specializuara me 250 krevate. Funksionimi i sherbimeve ambulator bazohet ne mjekun e familjes. Sherbimi ambulator eshte dhe ne shkolla edhe kopshte gjithashtu. Konsultoret per nenat dhe femijet kane 22 mami dhe jane te drejtuara nga mjeke te specializuar.
Ne qytet jane :
- 10 klinika publike dentare
- 10 klinika private dentare
- 12 farmaci private
- 1 konsultore
- 1 poliambulance
Nje nga semundjet kryesore nga e cila vuan popullata e Lushnjes :
TALASEMIA : Kjo eshte nje semundje qe prek tere zonen bregdetare. Nese numri i rruazave te kuqe te gjakut eshte i ulet do te thote qe pacienti vuan nga anemia.
Zbulimi i kesaj semundje kerkon analizen e gjakut nepermjet elektrolizes se hemoglobines.
Kjo semundje eshte shume e perhapur ne bashkine e Lushnjes, 17% ose 1 ne cdo 5.5 banore.
Per vlera krhasuese, perqindjet e talasemise jane ne Fier 22%, ne Vlore 16% dhe Sarande 12%.
Ne menyre qe te perballohen nevojat per trajtimin e semundjes ne spitalin e Lushnjes ekziston nje Banke gjaku per te gjithe zonen.
PUNESIMI
Buletini statistikor i Zyres se Punesimit Lushnje jep nje permbledhje te treguesve kryesor te punes, ecurine e tregut te punes, papunesine, formimin profesional, nxitjen e punesimit per periudhen Janar – Dhjetor 2006 dhe nje permbledhje te shume treguesve per nje periudhe krahasuesene vitet 2000-2006.
Informacioni eshte permbledhur bazuar ne te dhenat e nxjerra nga statistika e mbajtur nga zyra e punesimit ne vite, dhe nje pjese e te dhenave eshte marre nga Drejtoria e Statistikes e rrethit.
Gjate vitit qe ne analizojme rendesi I eshte kushtuar zbatimit te VKM Nr. 70 , per rregjistrimin dhe evidentimin e punekerkuesve te papune, ku gjendja paraqitet si me poshte :
Punekerkues te rregjistruar gjithsej 5492
- punekerkues qe trajtohen me ndihme ekonomike 3313
- punekerkues qe trajtohen me pagese papunesie 153
- punekerkues te papune te tjere 2026
![[Ask]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/ask.png)
![[blinklist]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/blinklist.png)
![[del.icio.us]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/delicious.png)
![[Digg]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/digg.png)
![[Facebook]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/facebook.png)
![[Google]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/google.png)
![[MySpace]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/myspace.png)
![[Reddit]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/reddit.png)
![[StumbleUpon]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/stumbleupon.png)
![[Twitter]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/twitter.png)
![[Yahoo!]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/yahoo.png)
![[Email]](http://lushnja.net/wp-content/plugins/bookmarkify/email.png)